Demba Ba do të luftojë për pozitën e tij

.
Sulmuesi i Chelseat, Demba Ba, është zotuar se do të luftojë për pozitën e tij në formacionin startues, duke i hedhur poshtë kështu të gjitha spekulimet për largimin e tij.
Demba Ba, Foto: Getty ImagesSenegalezit do t’i duhet të luftojë për pozitën e sulmuesit me Fernando Torresin, Andre Schurrlen dhe Romelu Lukakun, teksa kësaj liste mund t’i shtohet edhe Wayne Rooney. Megjithatë, Ba ka thënë se kjo konkurrencë është e mirë për klubin.
“Unë do të qëndroj. Mendoj se ne kemi nevojë për konkurrencë dhe ne i ftojmë të gjithë lojtarët më të mirë që të na bashkohen këtu”, ka potencuar Ba.
“Konkurrenca e shtuar do të më bëj mua më të mirë. Të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë, jo vetëm qendërsulmuesit. Ne të gjithë punojmë në të njëjtin drejtim, për klubin, dhe për t’i fituar ndeshjet”, ka thënë Demba Ba.

Tuna ft. Cozman - Fenix