Patrulla e policisë në Karolinën e Jugut kishte ndalur të enjtën mbrëma një vagon Plymouth të vitit 1978, pasi shpejtësia e këtij mjeti ishte jashtë normale. DMX, emri i vërtetë i të cilit ishte Earl Simmons, ishte në veturën në fjalë dhe pasi iu nënshtrua testeve, ai u konstatua të jetë nën ndikimin e alkoolit.
Reperi është arrestuar për ngasje të veturës nën ndikimin e alkoolit, ngasje të veturës pa patent shoferi dhe ngasje të veturës pa e pasur të vënë ripin e sigurisë.
Një prej zëdhënësve të DMX kishte mohuar këto akuza duke thënë se ai ka dalë nga paraburgimi, por zyrtarë policorë për CNN kanë demantuar këto fjalë, duke thënë se ai nuk ka kaluar testet dhe se po akuzohet për tri pikat e lartpërmendura.
DMX njihet për telashet e shumta në të kaluarën, duke përfshirë thyerje të lirisë me kusht, posedim të palejuar të narkotikëve dhe dhunim të kafshëve.
Një prej këtyre arrestimeve ka ndodhur pak para se DMX të performonte në Kosovë në një koncert të madh që ka organizuar kompania NextLevel, por që si kurrë më parë ka dështuar, pikërisht për shkak të reperit problematik.